Lajme
DOKUMENT | Tollovi në hyrje të MPJD-së, punëtorët me rend alfabetik presin për t’u nënshkruar fizikisht
Demokracia
09:51 | 08 Mars 2023

Share:

Për të hyrë në zyrat e tyre të punës, punëtorët e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës këto ditë po presin më gjatë se më herët. Kjo për shkak se ministrisë i ka skaduar kontrata për mirëmbajtjen e hyrje-daljeve. 

Punëtorët e MPJD-së po detyrohen të presin në rend për t’u nënshkruar, shkruan Demokracia.com.

Pritja po shkakton tollovi të mëdha në hyrje të objektit.

Demokracia.com ka siguruar fotografi gjatë kohës kur punëtorët presin për t’u nënshkruar në evidencën e hyrjes në punë.

“Pas tollovisë së krijuar me datën 06.03.2023, gjatë evidentimit të vijueshmërisë për dalje nga puna, ju njoftojmë se nga nesër listat do të jenë të renditur sipas alfabetit dhe të ndara në tri pjesë”, thuhet në e-mailin që kanë marrë punëtorët e kësaj ministrie.

Kjo është një fotografi nga hyrja e MPJD-së.

 

Të ngjashme