Lajme
DOKUMENT| S’ndalet luksi në Qeverinë Kurti, Ministria e Mbrojtjes blen edhe Iphone 14 Pro Max në kontratën rreth 60 mijë euro për pajisje digjitale
Demokracia
11:29 | 18 Prill 2023

Share:

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka dhënë kontratë për “Furnizim me pajisje digjitale për nevojat e ZMP-së MM-së”.

Në këtë kontratë, përveç nevojave për blerjen e pajisjeve tjera digjitale, ministria e udhëhequr nga Armend Mehaj, ka blerë edhe telefona të serisë me të fundit të Apple.

Me paratë e taksapaguesve, ministria ka blerë edhe dy Iphone 14 Pro Max me 1000 GB, shkruan Demokracia.com.

Në treg, një Iphone 14 Pro Max 1000 GB kushton 2 mijë e 443, që i bie dy telefona kësaj ministrie do t’i kushtojnë mbi 4 mijë euro.

Demokracia.com ka pyetur në Ministrinë e Mbrojtjes se për kënd saktësisht janë blerë këta dy Iphone dhe pse është e nevojshme blerja e këtyre telefonave të luksit, megjithatë nga ky dikaster nuk kanë kthyer përgjigje.

Përveç telefonave, nga kjo kontratë do të blihen edhe aparatë fotografikë, loptopë për montimin e videove, kompjuterë, dronë për terren, video kamera, etj.

Sipas dosjes së kontratës të publikuar në KRPP, këto pajisje do të blihen për nevojat e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun.

Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, tenderin për “Furnizim me pajisje digjitale për nevojat e ZMP-së MM-së”, e ka fituar kompania “INFINITT” SH.P.K.

Për këtë kontratë, ministria ka dhënë hiq më pak se 59 mijë e 487 euro.

Garancioni i produkteve është kërkuar të jetë së paku 2 vite.

“Canon, Çantë për bartjen e aparatit fotografik, Lens (objektiv për aparat fotografik), Drita për studio, Qader për Drita ndihmëse, Grip Battery (akcesor/bateri shtesë për aparat fotografik), Battery (bateri rezerv), Memory Card, Blic (blic për ndreqim gjatë shkrepjes së fotos, Godox Xpro-N TTL, TASKAM, Card Reader (lexues i kartelave digjitale), DJI Ronin-S (mbajtës stabilizues për aparat fotografik), Mikrofon për GoPro, GoPro Black (kamerë e posaçme), Zhiyun Smooth (mbajtës i Gopro-së), Iphone, PC (kompjuter për montimin e video dhe foto), Monitor (ekran për montimin e videove dhe fotove), Llaptop (kompjuter për montimin e videove, fotove dhe procedimin e komunikatave në terren), Video Camera, QANT PËR KAMER, Tripod për videokamerë, Extem Pro Memory card, Bateri për kamerë sony NX200, Microphone (wi fi mikrofona për kamerë për teren), Dronë për terrene, Portable live stream studio, Atomos Ninja 2 Video Recorder is an HDMI recorder, Blackmagic ATEM Mini Extreme, Microphone (mikrofona BUBA për kamerë për studio), Teleprompter, Miniserver për zyrë, për arkiv digjital të ZMP-së, Trajpoda të Dritave te studios të fografive (Standart)”, thuhet në dosjen e tenderit. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme