Lajme
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit
Demokracia
21:15 | 08 Maj 2024

Share:

Një aeroplan mallrash Boeing është detyruar të aterronte në aeroportin e Stambollit pa rrotën e përparme të uljes.

Askush nuk u lëndua në incident, në një fluturim të operuar nga kompania e dërgesave FedEx, sipas ministrisë së transportit të Turqisë, raporton theguardian.

Aeroplani Boeing 767, që fluturonte nga aeroporti Charles de Gaulle i Parisit, informoi kullën e kontrollit të trafikut ajror në aeroportin e Stambollit se pajisjet e uljes nuk ishin hapur ndërsa më pas aterroi sipas udhëzimeve të kullës.

Shërbimet e urgjencës ishin në pritje pas uljes. Ministria nuk dha ndonjë arsye për dështimin e pajisjes së uljes dhe se ekipet e saj po kryenin ekzaminimet në vendngjarje si pjesë e një hetimi.

Videoja e incidentit tregon rrotat e pasme të aeroplanit duke prekur tokën, të ndjekur nga trupi i tij, me shkëndija dhe tym që shihen nga pjesa e poshtme. Aeroplani më pas ndalon, duke mbetur në pistë.

Ndryshe, incidenti vjen në një kohë kur të dhënat e sigurisë së Boeing janë nën hetime intensive pas një sërë krizash dhe çështjesh sigurie.

Të ngjashme