Lajme
Hasani: Kushtëzimi i Francës dhe Gjermanisë, për shkak të mosbesimit ndaj Kurtit
Demokracia
21:07 | 08 Maj 2024

Share:

Profesori i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se kushtëzimi i Gjermanisë dhe i Francës me Asociacion për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës (KiE) është për shkak të mosbesimit ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka deklaruar të mërkurën në “Konfront” të KTV-së se ashpërsia e kërkesës së ndërkombëtarëve “është poshtëruese pasi shpreh mosbesim të thellë”.

“Është poshtëruese për një arsye, kërkesa që ka lindur me këtë intensitet ka të bëjë me mosbesimin që bëhet ndaj Kurtit sa i përket realizimit të zotimeve që janë marrë”, ka shtuar ai.

Të ngjashme