Lajme
Kërkesat e panumërta të Kurtit në adresë të Vuçiqit për ta nënshkruar marrëveshjen me draft-statutin e Zajednicës që tani thotë se nuk e ka pranuar
Demokracia
21:00 | 08 Maj 2024

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që nga pranimi i marrëveshjes shumë shpesh i është lutur presidentit serb Aleksandar Vuçiq, që ta vendos nënshkrimin në marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, ndonëse ndërmjetësuesit kishin përgjegjësitë e vendeve janë të njëjta dhe nënshkrimi nuk ishte obligativ.

Kurti ka insistuar me muaj të tërë që marrëveshja bazike Kosovë-Serbi, aneksi i Ohrit dhe propozimi evropian për Asociacionin të nënshkruhen, në mënyrë që të garantohet zbatimi i tyre. Pasi lutjet e tij nuk u pranuan nga Vuçiq, Kurti sot hoqi dorë nga zotimet e tij, shkruan Demokracia.com.

“Refuzimi s’është pranim. Refuzimi është refuzim. Nëse më 26 tetor 2023 do të pranohej e nënshkruhej paketa e marrëveshjes, vetëm atëherë ai draft-statut do të mund të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese. Draft-statuti i emisarit Lajçak dhe emisarëve të tjerë dështoi të zyrtarizohej pasi u refuzua. Si i tillë është një jodokument, është nonpaper. Qeveria nuk mund të dërgojë dokumente që s’janë zyrtare. Qeveria nuk e ka pranuar draftin e propozuar nga emisari Lajçak, sepse është refuzuar më 26 tetor 2023 e dy ditë para kësaj kam dorëzuar vërejtjet e mia kapitale për atë draft-statut”, tha sot Kurti.

Por, Kurti harroi deklaratat e tij se në shumë takime i ishte lutur Vuçiqit që ta nënshkruante marrëveshjen që përmbante brenda Zajednicën.

“Republika e Kosovës, kryeministër i së cilës jam unë, plotësisht zotohet për Marrëveshjen Bazike, që unë kam ofruar pesë herë ta nënshkruaj në takime të ndryshme. Pesë herë jam refuzuar”.

Kjo është deklarata e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhënë Radios Evropa e Lirë, më 19 mars 2024, përmes së cilës ai prezanton statistikat e tij personale sa shpesh kërkoi që të nënshkruajë së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan Demokracia.com.

Në këtë intervistë, Kurti ka treguar sesi ishte vetë ofruar ta nënshkruante Marrëveshjen Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] dhe Aneksin/Shtojcën e saj [Ohër, 18 mars 2023], por edhe Statutin për themelimin e Zajednicës [Prishtinë, 21 tetor 2023] të cilin e kishte pranuar nga 5 emisarët në zyrën e tij në Kosovë.

Ai nuk e ka fshehur se ishte i gatshëm të nënshkruante edhe dokumentin për themelimin e Zajednicës, ndonëse për të njëjtin kishte vërejtje. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

“Pesë herë jam refuzuar…” | Kurti rrezikoi Republikën e Kosovës, u vetëofrua ta nënshkruajë pesë herë Zajednicën

LEXO EDHE:

Kurti këmbëngulës për nënshkrimin e Serbisë, dëshiron ceremoni për marrëveshjet ku është edhe Zajednica

 

LEXO EDHE:

Insistimi i çuditshëm i Kurtit për themelimin e “Zajednicës”, e kërkon nënshkrimin e Serbisë për çështje të brendshme të Kosovës

 

Të ngjashme