Lajme
DOKUMENT| Sekretari milioner i Vetëvendosjes, kjo është pasuria e Alim Ramës
Demokracia
22:30 | 10 Maj 2023

Share:

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ndonëse tash pa detyrë zyrtare, pervec asaj politike, rezulton me miliona euro pasuri të qvndrueshme.

Rama ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasuri marramendëse, shkruan Demorkacia.com.

Ai ka deklaruar se ka një shtëpi në Prishtinë në vlerë prej 250 mijë euro si pasuri e përbashkët.

Po ashtu, ai ka deklaruar një tokë mbi 27 ari me vlerë 61 mijë euro.

Ish-anëtari i LVV-së në KQZ, po ashtu, ka deklaruar edhe dy banesa të përbashkëta, njëra me vlerë 47 mijë euro dhe tjetra 53 mijë euro, si dhe ka deklaruar edhe një tokë tjetër me 20 ari me vlerë 30 mijë euro.

Rama, po ashtu, ka deklaruar se ka një veturë Volvo XC60, të cilën e ka blerë në vitin 2019, me vlerë 48 mijë euro.

Ai ka deklaruar edhe veturën e bashkëshortes me vlerë 7 mijë euro, e blerë në vitin 2014, shkruan Demokracia.com.

Alimi ka deklaruar në APK se posedon certifikatë aksionesh nga Banka (UNFCU), në vlerë 200 mijë dollarë amerikan nga kursimet.

 

Rama ka deklaruar se ka edhe shumë para të gatshme nëpër banka.

Ai ka deklaruar se në BKT ka 10 mijë e 578 euro. Po ashtu në BKT ai ka edhe 424 mijë e 697 mijë dollarë amerikan.

Në United Nations Federal Credit Union, Rama ka deklaruar se ka 558 mijë e 773 dollarë.

Rama në ProCredit në llogari të tij ka 271 mijë e 627 mijë dollarë dhe 11 mijë e 367 dollarë të bashkëshortes.

Pasaniku që ishte anëtar i LVV-së në KQZ ka deklaruar se deri tani ka marrë pagë vjetore nga KQZ 13 mijë e 821 euro.

Ai ka deklaruar se ka marrë për shpenzime për udhëtime zyrtare edhe 1 mijë e 25 euro nga KQZ-ja.

Rama ka deklaruar se nga viti 2009 e deri në fund të vitit 2019 ka punuar si staf ndërkombëtar në UNDP në Afganistan në pozita të larta udhëheqëse dhe ka pasur të ardhura vjetore mbi 175 mijë dollarë. /Demokracia.com/

Të ngjashme