Lajme
DOKUMENT | Qeveria i jep 520 mijë euro për renovimin e objektit të Mjekësisë Ligjore
Demokracia
18:54 | 13 Mars 2024

Share:

Instituti i Mjekësisë Ligjore jo rrallë ka qenë në ballinat e mediave kohëve të fundit. Një herë për zhdukjen e mostrave të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari. Herën tjetër për djegien e mustaqeve të Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit.

Sot, pas këtyre ngjarjeve, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 520 mijë eurove për renovimin e kulmit të këtij instituti, shkruan Demokracia.com.

Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për ndarjen e këtyre mjeteve.

“Aprovohet kërkesa e Ministrisë së Drejtesisë për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej 520,000€ (pesëqindenjezet mijë euro) për financimin shtesë të projektit “Renovimi i kulmit dhe rikonstruksioni i hapësirave të brendshme në objektin e IML”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

VENDIMI:

Të ngjashme