Lajme
DOKUMENT: Punëtoren e deritashme të Kryeministrisë, Zyra e Kurtit e angazhojnë si eksperte të jashtme me 12 mijë euro
Demokracia
22:03 | 13 Nëntor 2023

Share:

Një tender në vlerë të mbi 23 mijë euro e ka dhënë Zyra e Kryeministrit të Kosovës për angazhimin e dy ekspertëve “për shërbime të veçanta”. Puna e tyre kryesore do të jetë përkthimi i teksteve në gjuhë shqipe dhe angleze.

Në mesin e militantëve të Vetëvendosjes ekziston bindja e thellë se lideri tyre Albin Kurti, “i di të gjitha”.

Por, realiteti është krejtësisht ndryshe. Edhe Kurti, në këtë rast si kryeministër i Kosovës, ka nevojë për ekspertë e njerëz që ta mësojnë, shkruan Demokracia.com.

Për t’i ndihmuar Kurtit dhe për të kryer punë në Qeveri janë angazhuar edhe dy ekspertë të jashtëm, ku për ta do të paguhen hiç më pak se 23 mijë e 400 euro.

“Shërbime të përkthimit me shkrim dhe me gojë nga gjuha shqipe në atë angleze dhe anasjelltas, si dhe nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas. Ekspert për shërbime të veçanta – Kontraktor individual. Ekspert për shërbime të veçanta – Kontraktor individual – gjuhe shqipe – angleze”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në njoftimin e dhënies së këtij tenderi është treguar se puna e ekspertes së parë i është besuar Arjeta Kurtajt, që për çudi edhe mbiemrin e ka goxha të afërt më kryeministrin Kurti, e cila sipas llogarisë së saj në rrjete sociale figuron si përkthyese në Zyrën e Kryeministrit që nga tetori i vitit 2022. Ndërsa, në gusht të vitit 2020, e njëjta ishte angazhuar me punë edhe në MASHT.

Kurtaj do të paguhet 12 mijë euro për punën në Zyrën e Kryeministrit.

“Ekspert për shërbime të veçanta – Kontraktor individual – gjuhe shqipe – angleze. Data e nënshkrimit te kontratës: 09.11.2023. Numri i tenderëve te pranuar: 2. Numri i tenderëve te përgjegjshëm: 1. Emri zyrtar: ARJETA KURTAJ Vlera e përgjithshme e kontratës 12,000.0o euro”.

Kurse, tenderin dytë po për të njëjtën punë, veçse për përkthime të gjuhës shqipe dhe atë serbe, e ka fituar Selman Sylejmani.

Vlera e kësaj kontrate ka peshën e 11 mijë e  400 euro, shkruan Demokracia.com.

“Ekspert për shërbime të veçanta – Kontraktor individual – gjuhe shqipe – serbe. Data e nënshkrimit te kontratës: 09.11.2023. Numri i tenderëve te pranuar: 2. Numri i tenderëve te përgjegjshëm: 1. Emri zyrtar: Selman Sylejmani, Vlera e përgjithshme e kontratës 11,400.00 euro”.

Zyra e Kurtit në dosjen e tenderit ka treguar se cfarë punë do të bejnë këta dy ekspertë.

“Kërkesat e përgjithshme te cilët duhet te përmbushen janë: LOT I. Për përkthim shqip-anglisht dhe anasjelltas; 1. Te përkthen materiale nga gjuha shqipe ne gjuhen angleze dhe anasjelltas. 2. Te ofron përkthim konsekutiv/simultan shqip-anglisht dhe anasjelltas ne mbledhje, konferenca dhe organizime tjera nen patronazhin e ZKM 3. Te jete i/e afte te punoj nen presion 4. Te jete ne gjendje te punoj ne një ambient kërkues 5. Te jete ne gjendje te kryej edhe detyra tjera profesionale, bazuar ne kërkesat e mbikëqyrësit”.

Po ashtu edhe për loton dy janë treguar punët dhe detyrat për ekspertin.

“LOT II Për përkthim shqip-serbisht dhe anasjelltas, konsekutiv/simultan; 1. Te përkthen materiale nga gjuha shqipe ne gjuhen serbe dhe anasjelltas 2. Te ofron përkthim konsekutiv/simultan shqip-serbisht dhe anasjelltas ne mbledhje, konferenca dhe organizime tjera nen patronazhin e ZKM. 3. Te jete i/e afte te punoj nen presion 4. Te jete ne gjendje te punoj ne një ambient kërkues 5. Te jete ne gjendje te kryej edhe detyra tjera profesionale, bazuar ne kërkesat e mbikëqyrësit”. /Demokracia.com/

Të ngjashme