Lajme
DOKUMENT | Përparim Rama krijoi drejtori të kundërligjshme në Prishtinë, MAPL konfirmon raportimin e Demokracia.com
Demokracia
21:30 | 14 Mars 2024

Share:

Statuti i komunës është akti më i lartë juridik i një komune, që miratohet nga Kuvendi i Komunal në pajtim me legjislacionin në fuqi. Kryetari aktual i Prishtinës e ka shkelur atë para pak ditëve kur vendosi të bëjë disa ndryshime në kabinetin qeverisës. Që t’i evitojë këto shkelje, komunës këtë ia ka kërkuar edhe vetë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), shkruan Demokracia.com.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë disa ndryshime të drejtorive në komunën që e udhëheq tash e dy vjet.

Rama i ka shuar disa drejtori për t’i shtuar disa të reja. Ai ka zbardhur emrat që i ka vendosur në dikasterët e rinj. Drejtoria e re e themeluar është ajo për Transformim.

Demokracia.com ditë më parë ka raportuar se këtë vendim Rama e mori duke e shkelur Statutin e Komunës, pasi kjo normativë ia ka përcaktuar qartë kryeqytetit sa drejtori duhet t’i ketë. Gjithsej janë të përcaktuara 11, ndërsa aktualisht ka mbi 15.

Tash MAPL-ja e ka urdhëruar Komunën e Prishtinës që t’i bëjë ndryshimet statutore, nëse do që t’i mbajë drejtoritë e reja, në të kundërtën duhet të shfuqizojë vendimin.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal bazuar në të lartcekurat kërkon nga Kryetari i Kryeqytetit të Prishtinës dhe Kuvendi i Kryeqytetit që të ndërmarrin veprime dhe brenda afatit ligjor të rishqyrtojë aktet dhe të harmonizojë më legjislacionin në fuqi dhe konform mandatit që kanë si organe komunale”, thuhet në pjesë të këtij vendimi, të cilin e ka parë Demokracia.com.

Statuti dhe rregulloret komunale duhet të kalojnë nëpër Kuvendin Komunal. Mbetet të shihet sesi do të procedohet në këtë rast, nëse opozita do t’ia votojë këto ndryshime, pasi Rama me LDK-në e kanë humbur shumicën pas daljes së PDK-së nga koalicioni qeverisës. /Demokracia.com/

 

 

Lexo edhe:

DOKUMENTE | Përparim Rama krijoi kundërligjshëm shumë drejtori në Prishtinë, MAPL e konfirmon

Të ngjashme