Lajme
VIDEO| Plas debati mes njerëzve të Vetëvendosjes, ky është incizimi ilegal i kryesueses së Bordit të SHSKUK-së
Demokracia
22:01 | 23 Shkurt 2022

Share:

Ka eskaluar me akuza e kundërakuza takimi i sotëm i deputetëve të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, me Bordin e SHSKUK’së dhe drejtorin Valbon Krasniqi.

Duke u diskutuar për rritjen e listave të pritjes për operim të pacientëve, furnizimin me barna nga lista esenciale, mosfunksionalizimin e spitalit pediatrik dhe pjesëmarrjes e kryesueses së Bordit të SHSKUK nëpër komisione për përzgjedhjen e drejtoreve klinikë, ka eskaluar debati në mes të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkretës dhe kryesueses së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Agreta Gashi, e cila ishte emëruar nga Qeveria Kurti në këtë pozitë të lartë.

VIDEO – Mirad Shkreta përplaset me kryesuesen e SHSKUK’së

Kur deputetët i kërkuan llogari Agreta Gecaj-Gashi, ajo i akuzoi ata se kanë interesa dhe kjo situatë duket se e nervozoi deputetin e LVV-së, Mirsad Shkreta, i cili e quajti kryesuesen e Bordit të SHSKUK-së hajdute ordinere, që rrinë skutave me ‘screenshot’, që pinë duhan në vendin e punës dhe incizon gjithandej.

Demokracia.com ka siguruar një video ku dëgjohet kryesuesja e bordit të SHSKUK-së, Agreta Gecaj – Gashi, duke biseduar me një doktor, ku këtij të fundit i kërkon lëshimin e një dokumentacioni për një pacient.

VIDEO: https://fb.watch/bmnB3s1RAT/

Biseda e saj me doktorin incizohet qëllimshëm nga një person tjetër, si fakt për t’u përdorur pastaj për nevoja të tyre.

Përgjimi i paautorizuar është vepër penale, e dënueshme me burgim prej një deri në tri vite, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Kushdo që pa autorizim, përgjon bisedën apo deklaratën ose i mundëson personit tjetër të jetë në dijeni për bisedën apo deklaratën, e cila është përgjuar pa autorizim, dënohet me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) vjet deri në pesë (5) vjet”, thuhet në Kodin Penal, raporton Demokracia.com.

Disa muaj më parë, Agreta Gecaj-Gashi e cila tashmë ësht Kryesuese e Bordit të SHSKUK-së ishte fotografuar duke pirë cigare në ambientet e mbyllura të QKUK-së.

Agreta Gecaj – Gashi është emëruar drejtuese e Bordit të SHSKUK’së nga kryeministri Albin Kurti, bazuar në vendimin nr.01/17 të datës 27.03.2020. /Demokracia.com/

Të ngjashme