Lajme
DOKUMENT: Kurti liron nga detyra këshilltarin serb, nuk sqarohet pse
Demokracia
12:12 | 30 Tetor 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që Petar Miletiqin ta liroi nga pozita e këshilltarit të jashtëm politik.

Demokracia.com e ka siguruar vendimin e nënshkruar nga Kurti që mban datën e sotme, 27 tetor.

 

Petar Miletiq në vitin 2012 ka qenë nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga partia serbe SLS.

Po në vitin 2012, Miletiq e kishte dënuar aksionin e Lëvizjes Vetëvendosje në pikat kufitare në Merdar dhe të Dheu i Bardhë.

LEXO EDHE:

Kurti e emëron këshilltar serbin Petar Miletiq, ai në vitin 2011 thoshte se LVV-ja po imponon atmosferë antiserbe

Në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, Miletiq pati thënë se zhvillimi i mëtejshëm i situatës varet nga Vetëvendosje, partia e Albin Kurtit që sot e bëri këshilltar, të cilën e akuzonte se gjatë vitit 2011 në Kuvendin e Kosovës i ka shkuar përdore të “imponojë një atmosferë antiserbe” për ç’arsye mes tjerash nuk janë nxjerrë ligje të rëndësishme për komunitetin serb. /Demokracia.com/

Të ngjashme