Lajme
Kurti e emëron këshilltar serbin Petar Miletiq, ai në vitin 2011 thoshte se LVV-ja po imponon atmosferë antiserbe
Demokracia
14:31 | 22 Shtator 2022

Share:

Kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që Petar Miletiqin ta emëroi këshilltar të jashtëm politik.

Demokracia.com e ka siguruar vendimin e nënshkruar nga Kurti që mban datën e sotme, 22 shtator, derisa detyrat dhe përgjegjësit e Miletiqit thuhet se janë të përcaktuara me Rregulloren e QRK-së për fushat e përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive.

Në pikën e tretë të vendimit, thuhet se marrëdhënia e punësimit të këshilltarit të jashtëm politik përfundon me mbarimin e mandatit të kryeministrit, nëse ky emërim nuk ndërpritet më herët.

Petar Miletiq në vitin 2012 ka qenë nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga partia serbe SLS.

Po në vitin 2012, Miletiq e kishte dënuar aksionin e Lëvizjes Vetëvendosje në pikat kufitare në Merdar dhe të Dheu i Bardhë.

Në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, Miletiq pati thënë se zhvillimi i mëtejshëm i situatës varet nga Vetëvendosje, partia e Albin Kurtit që sot e bëri këshilltar, të cilën e akuzonte se gjatë vitit 2011 në Kuvendin e Kosovës i ka shkuar përdore të “imponojë një atmosferë antiserbe” për ç’arsye mes tjerash nuk janë nxjerrë ligje të rëndësishme për komunitetin serb. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme