Lajme
DOKUMENT | FOTO: Familjari i “çlirimtarit” të Shtimes përzgjidhet në listën e ngushtë për mjek
Demokracia
08:43 | 12 Janar 2024

Share:

Në muajin dhjetor të vitit që shkoi, Komuna e Shtimes ka hapur konkurs për Doktor të Mjekësisë së Përgjithshme. Demokracia.com ka gjetur se në listën e ngushtë është përzgjedhur edhe një familjar i kryetarit të komunës, Qemajl Aliut.

Më 7 dhjetor, Komuna e Shtimes hapi konkurs për pranimin e tre mjekëve në punë me kontratë të përkohshme. Gjatë ditës së sotme, Komuna e Shtimes ka bërë publik kandidatët që janë përzgjedhur në listën e ngushtë për këto pozita.

Demokracia.com ka gjetur se në listë është i përfshirë edhe Agon Aliu, familjar i kryetarit Qemajl Aliu.

Se e ka familjar kryetarin, këtë e ka bërë të ditur edhe vetë Agon Aliu, në një fotografi të postuar para dy viteve në rrjetin social, Facebook.

Më poshtë mund të shihni fotografitë e marra nga llogaria e Facebook-ut të Aliut./Demokracia.com/

Të ngjashme