Lajme
DOKUMENT| “Blindohet” Vjosa Osmani, Presidenca shpenzon 5 300 euro në kamera e alarme
Demokracia
09:33 | 11 Gusht 2023

Share:

Presidenca e Kosovës ka shpallur një tender në vlerë të 5 mijë e 300 eurove për furnizimin me kamera të sigurisë dhe të alarmeve të sigurisë. 

Siguria për Vjosa Osmanin është rritur në maksimum. Madje, tash e tutje në Presidencë do të vëzhgohet edhe më me detaje çdo lëvizje.

Për sigurinë e të parës së shtetit do të blihen disa kamera të sigurisë dhe alarme, shkruan Demokracia.com.

E kjo blerje është paraparë të kushtojë 5 mijë e 300 euro.

“Furnizimin me kamera të sigurisë dhe të alarmeve të sigurisë për nevojat e ZPRK-ës. Vlera e parashikuar e kontratës: 5,300.00. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 18.08.2023”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në dosjen e tenderit është treguar sesi do të duken këto pajisje dhe çfarë lloji janë.

“IP CAMERA 8MEGAPIXEL 4K 8 mega 4K. NVR 8 Channel Hardisk 4TB – 24  7. Konektor te Rrymes & Sinjalit Alarm Baza. SIRENA E JASTHME ME KABELL. SIRENA E MRENDSHME ME KABELL. Alarm Sensor. Thirrës telefonik për alarm. Digitron. Shifratori”.

Po ashtu janë dhënë detaje edhe për specifikat teknike të kamerave dhe alarmeve.

“Specifikat: Indoor/Outdoor 4K Ultra HD Smart Deterrence IP Security Bullet Camera, 150ft IR Night Vision, Color Night Vision, Audio. Specifikat: Quad Element Digital Motion Detector. Digital Dual Opposed Detection. Interlock Sensor Geometry. Quad element sensor. 12m (40ft) X 12m (40ft); 110° viewing angle”./Demokracia.com/

Të ngjashme