ShowBiz
Dizajneri i modës, Alexander Wang, akuzohet për ngacmim seksual
Demokracia
09:18 | 24 Shkurt 2021

Share:

Dizajneri i njohur i modës Alexander Wang po përballet me disa akuza për ngacmim seksual.

21-vjeçari Keaton Bullen, një student në Shkollën e Dizajnit të New York-ut, po pretendon se Wang e kishte ngacmuar atë në një klub nate në vitin 2019, shkruan Demokracia.com.

Bullen, tha se ishte në një klub nate me shoqëri, më 24 gusht të vitit 2019, ku takuan dizajnerin Wang dhe biseduan me të rreth shkollës.

Më pas, Wang, i ftoi atë në tryezën e tyre dhe u ofroi pije alkoolike, ndërsa në orët e para të mëngjesit papritmas filloi ta prekte atë në organet gjenitale, duke i thënë se dua të të marr me vete në shtëpi.

Bullen tha se ishte i shokuar nga ajo se çfarë ndodhi dhe se u largua nga situata së më shpejtë që mundi.

Edhe pse nuk pranoi të publikohej fotografia e tij për shkaqe sigurie Keaton tha se e ndjente veten të detyruar të fliste për të mbështetur të tjerët që kishin akuzuar më parë dizajnerin dhe quheshin gënjeshtar.

Kjo nuk është akuza e parë kundër Alexander Wang. Tani janë bërë 11 akuza kundër tij por ai i mohon të gjitha. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme