Lajme
Murati thotë se shteti më i fuqishëm në botë SHBA ka rënë pre e dezinformatave kur e shkroi raportin për Kosovën
Demokracia
12:56 | 02 Maj 2024

Share:

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në tentim për ta arsyetuar Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën – i publikuar të hënën e 22 prillit e ku thuhet se në Kosovë ka “probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit”, pastaj “kufizime serioze për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet me dhunë ndaj gazetarëve” dhe gjithashtu “korrupsion serioz qeveritar – ka deklaruar se në vitin 2023 fjala korrupsion është përmendur vetëm 12 herë.

“Në vitin 2019 ka qenë 24 herë e përmendur”, ka thënë ai në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet ky raport.

Sipas Raportit të DASH-it, nëse e shikohet në suaza kuantitative, sipas Muratit “ka përgjysmim të korrupsionit”.

“Ne e mirëpresim këtë vlerësim”, transmeton albanianpost.

Murati gjithashtu ka potencuar se kushdo që e ka bërë këtë raport ka ra “pre e dezinformatave të mediave”.

“Kush do që e ka bërë raportin ka ra pre e dezinformatave të mediave, të cilat janë ende pjesë e gardës së vjetër”.

Të ngjashme