Sport
Ditë largimesh te klubi shqiptar, pas trajnerit largohet edhe mbrojtësi me përvojë
Demokracia
17:46 | 09 Gusht 2022

Share:

Pas mbylljes së bashkëpunimit me trajnerin Dritan Mehmeti, Partizani ka bërë të ditur se Egzon Belica nuk do të jetë më pjesë e klubit kryeqytetas.

Mbrojtësi nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit për rinovimin e kontratës.

Mbrojtësi transferua në janarin e vitit 2018, duke kaluar 4 edicione e gjysmë me fanellën e Partizanit.

31-vjeçari arriti që të fitonte titullin kampion dhe një Superkupë Shqipërie, duke qenë protagonist absolut, pasi ishte një titullar fiks në formacionin e kryeqytetasve./Dosja.al

Të ngjashme