Sport
Ditë e veçantë për futbollistin shqiptar, bëhet baba për herë të dytë
Demokracia
19:19 | 07 Qershor 2023

Share:

Odise Roshi nuk është përfshirë në listën e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Silvinjo.

Por gjithsesi futbollisti i kombëtares shqiptare ka një arsye shumë të madhe për të qenë i lumtur në këto ditë.

Ka qenë vetë 32-vjeçari ai i cili ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se është bërë baba për të dytën herë. Sot ka ardhur në jetë djali i tij i dytë dhe Roshi e ka prezantuar me krenari.

“Mirë se erdhe princi im i vogël Noan Roshi”, shkruante Roshi, i cili ka edhe një tjetër djalë të vogël, Roisin.

Të ngjashme