Lajme
Ujë vetëm për disa shtëpi në Orllan, projekti nuk shkon deri në fund
Demokracia
21:44 | 26 Maj 2024

Share:

Ora u vendos më shumë se një vit më parë, por uji në gypat e shtëpisë së Sejdi Shabanit erdhi vetëm para pak ditësh.

Por shtëpia e tij në fshatit Orllan të Podujevës, është vetëm një prej disa shtëpive ku ka mbërritur uji.

“Ka pas pengesa po tash është mirë, nuk i kanë lëshu ujin per krejt, vetëm pjesë- pjesë nuk e dim, kohën e fundit ka pas pengesa,  tash është ma mirë,” u shpreh Sejdi Shabani, banorë i Orllanit

Afër tij Shabanit, ndodhet shtëpia e Isak Zeqirit, që shprehet i zhgënjyer që uji nuk ka mbërritur tek ai.

“Gypat i kanë vendos, cka ka ndodhë nuk e di, ujin nuk e kanë lëshu, shumë probem është,  na tokat ma të mira ja kemi lëshu liqenit, tash shumë problem është kështu pa ujë me hidrofora me nejtë gjithë,” tha një tjetër banorë, Isak Zeqiri.

Projekti për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në këtë fshat ishte paraparë të përfundonte në gusht të vitit 2022, por një problem me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, doli të jetë shkaktar i bllokimit të punimeve për më shumë se një vit.

Tash, Komuna e Podujevës, thotë se ka dal një problem tjetër.

“ Ka qenë bashkëfinancim më një organizatë zvicërane, Ministria e Mjedisit dhe Komuna. Operatori Ekonomik i cili u kanë tu i zhvillu punimet i ka përfundu projekti edhe e ka lënë në gjysmë. Kemi tentu disaherë përmes menaxherit të kontratës që më i vazhdu punimet por operatori  ekonomik i papërgjegjshëm nuk i ka vazhdu punimet dhe ky projekt ka mbetë i parealizum,” tha Fatri Zhitija nga komuna e Podujevës.

Nga Komuna e Podujevës, thotë se procedurartjanë bërë përmes Ministrisë së Mjedisit, andaj e njëjta është përgjegjëse për të inicuar procedur të shkëputjes më operatorin ekonomik, e Televizioni tash e disa ditë ka pritur për një përgjigje nga Minisria, por nuk kanë kthyer përgjigje për këtë temë.

Projekti i filluar në 2019, parashihej të kapte një kosto prej 1 milion eurosh për shtrirjen e ujësjellësit në këtë pjesë.

Të ngjashme