Arte
Disa nga pamjet më mbresëlënse të yjeve që morën pjesë në ceremoninë e çmimeve Oskar
Demokracia
13:06 | 26 Prill 2021

Share:

Për herë në parë në histori, ceremonia e çmimeve Oscars ishte pa tepihun e kuq, me listë të ngushtë të të ftuarve dhe e vendosur në një stacion treni.

Por ajo që mungoi në ceremoni ishte e pranishme te yjet, te të cilët nuk mungoi aspak glamuri dhe ndryshimet e mëdha në dukje, si mënyrë për të festuar një ngjarje kaq të rëndësishme për botën e filmit, transmeton Demokracia.com

Disa prej yjeve debutuan pamje të sofistikuara, të papara më parë, të cilat do të na mbesin në mendje gjatë.

Një nga to është Margot Robbie, e cila ishte pjesë e spektaklit për shkak që kompania e saj e produksionit LuckyChap Entertainment ka realizuar filmin Promising Young Ëomen., një nga filmat e nominuar të këtij sezoni.

Margot Robbie zgjodhi një stil ballukesh të inspiruara nga vitet 70, me highlights natural me ngjyrë mjalti, të cilat i kishte lidhur në një bishtalec të lëshuar.

Ajo kishte veshur një fustan nga Chanel pa mëngë, me lule dhe një çantë të vogël.

Brad Pitt ishte një tjetër aktor që debutoi në Oscars me një pamje të re, e cila mori shumë vëmendje.

Ai ishte ftuar për të prezentuar Best Supporting Actress, me flokët e tij bjond më të gjata se zakonisht, e të lidhura bistek, me vetëm disa fije të lëshuara në fytyrë.

I veshur me kostum klasik ai erdhi edhe njëherë si zemërthyesi që jemi mësuar ta njohim, duke u bërë object flirti me fituese e kategorisë Best Supporting Actress, Yuh-Jung Youn, gjë që e mbushi sallën me të qeshura.

Regina King erdhi në rolin e regjisores për filmin One Night In Miami, i cili mori 3 nominime. Fustani i saj me një të kaltër koralesh, me krahë që të kujtojnë herë fluturat e herë valët e detit, e bëjnë atë një prej të zgjedhurave për vëshjen mbresëlënse.

Emerald Fennell, regjisorja e Promising Young Woman e bëri regjinë e këtij filmi përderisa ishte në muajin e shtatë të shtatëzanisë.

Filmi, që u xhirua në vitin 2019 përgjatë vetëm 23 ditësh, mori 5 nominime. Ajo erdhi në këtë ceremoni tashmë shtatëzënë me fëmijën e dytë, e veshur me një fustan të gjelbër dhe me nuance rozë, nga Gucci.

 

Maria Bakalova, ylli nga filmi Borat Subsequent Movie ka zgjedhur një fustan të dedikuar për distancë sociale.

Ajo zgjodhi një fustan nga Louis Vuitton, i cili përbëhej nga 100 metra tyl i bardhë dhe me një prerje të thellë në gjoks.

Celeste, këngëtarja britanike e cila u nonimua për këngën Hear My Voice, kolonë zanore e filmit The Trial of the Chicago.

Ajo kishte veshur një fustan të zi me zbukurime të kuqe, përderisa në duar mbante një çantë në formën anatomike të zemrës, e zbukuruar me gur të vegjël shkëlqyes. Kjo çantë nga Gucci, ishte një prej të preferuarave të mbrëmjes./Demokracia.com/

Të ngjashme