Lajme
Dimal Bashës që mbronte koordinimin e partisë së tij me kriminelin Milan Radojçiq, nuk i pëlqen intervista e Thaçit nga Haga
Demokracia
11:24 | 05 Shtator 2023

Share:

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, i cili e kishte mbrojtur koordinimin e partisë së tij me kriminelin Milan Radojçiq, ka reaguar pas intervistës së ish-presidentit Hashim Thaçi të dhënë nga Haga.

Basha ka provuar të ironizoi me reagimet e zyrtarëve të PDK-së rreth intervistës, duke thënë se nuk po mund të ngrihen nga shtrati.

“S’un ishin t’u çu PDK-ja sot, shumë përmallshëm!”, ka shkruar Basha, duke vazhduar: “Bile ata që e kanë votu Gjykatën Speciale n’shtrat ishin met, teslim ishin!”.

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, e kishte mbrojtur shumë hapur partinë e tij për koordinimin me kriminelin serb Milan Radojçiq.

Derisa kishte komentuar audioincizimet ku konfirmohej se Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, kishte biseduar me Milan Radojiçiqin, nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, për frikësim të dëshmitarëve në rastin “Brezovica” dhe në listë të zezë të ShBA-së, Basha kishte thënë se gjithë kjo aferë po ndodh me qëllim që të rrëzohet kryeministri Kurti, pasi që ky i fundit, sipas Bashës, i ka lodhë “mashqit” e Vuçiqit në veri dhe të opozitës në jug të Kosovës.

“Me pas koordinim me Radojçiçin, tipi ish kanë n’kolltuk të Kryeministrit, e jo tu mshef në Serbi! Me pas koordinim me Radojçiçin, Brigadat e Veriut dhe Mbrojtja Civile ishin shpall organizata bashkëpunuese, e jo organizata terroriste siç ka ba Albini. Halli? Thjeshtë bre, janë ba bashkë me rrëzu Albinin se ia ka lodh Albini ‘mashqit’ edhe Vuçiqit në veri, edhe ktyne bosave në jug”, kishte shkruar Basha. /Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme