Arte
Dikur aty ndaheshin çmimet Nobel, tani qendër vaksinimi
Demokracia
12:30 | 22 Shkurt 2021

Share:

Vendi ku ndaheshin çmimet Nobel ka marrë një rol krejt të ri – si një qendër vaksinimi.

Bashkia e Stokholmit është e njohur për mbajtjen e ceremonive madhështore – përfshirë edhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel çdo vit, shkruan Demokracia.com.

Gjatë pandemisë ajo ka marrë rol tjetër duke u shndërruar në qendër vaksinimi.

Bashkia e Stockholmit

Charlotta Zacharias, doktoreshë e cila po ndihmon në organizimin, tha se janë shumë krenarë që kanë këtë vend për të kryer vaksinimin.

“Ne jemi me shumë fat që kemi këtë sallë për të vaksinuar, është shumë e madhe kështu që ne mund të vaksinojmë shumë njerëz, ne jemi vërtet të lumtur që kemi mundësinë të jemi këtu, është historike”, tha ajo.

Një punëtore e kujdesit shëndetësor përshkroi se si ndihej kur u vaksinua në atë sallë.

“Të vaksinoheshe në Bashkinë e Qytetit ishte shumë e bukur, me tavanet e larta, e ajrosur dhe e këndshme. Unë kurrë nuk kam qenë aty më parë”, u shpreh ajo. /Demokracia.com/

Të ngjashme