Lajme
Digjet një shtëpi në lagjen Velania në Prishtinë
Demokracia
19:43 | 28 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Është djegur një shtëpi në lagjen Velania në Prishtinë.

Mbrëmjen e së dielës, në rrugën “Isa Kastrati”, përkatësisht në afërsi të kryqëzimit në lagjen Velania është djegur një shtëpi.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe se aktualisht zjarri është shuar.

“Rreth orës 19:00   është raportuar për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Policia menjëherë pas informatës ka dalë në vendin e ngjarjes.  Janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin”, ka treguar Borovci.

Ai ka thënë se ende nuk dihen rrethanat e zjarrit, përderisa Borovci ka treguar se nuk raportohet as për persona të lënduar.

“Nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po punon për hetimin e rrethanave të rastit”, theksoi Borovci.

Kujtojmë pak më parë është djegur edhe një lokal në lagjen Ulpiana në Prishtinë. /Demokracia.com/

Lexo edhe: 

Digjet një objekt në lagjen Ulpiana, policia jep detaje

Të ngjashme