Lajme
Digjet një objekt në lagjen Ulpiana, policia jep detaje
Demokracia
19:09 | 28 Shkurt 2021

Share:

Një objekt është djegur në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Pasditen e së dielës një objekt është djegur në rrugën “17 Shkurti”, në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një zjarr në një objekt në rrugën “17 Shkurti” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, ka thënë Borovci.

Ai ka thënë për Demokracia.com, se nga ky zjarr nuk ka persona të lënduar dhe se ende nuk dihet shkaqet e këtij zjarri.

“Nuk raportohet për persona të lënduar, dhe aktualisht po vazhdon puna për hetimin e rrethanave të ngjarjes”, ka treguar Borovci. /Demokracia.com/

Të ngjashme