Lajme
Detaje të reja| Njëri nga viktimat e aksidentit në Gllobar është një 7-vjeçar
Demokracia
19:31 | 02 Maj 2022

Share:

Dy persona kanë humbur jetën edhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar në një aksident në Gllobar të Drenasit.

Një aksident mes dy veturave në fshatin Gllobar të Drenasit ka qenë fatal për dy persona.

Nga Policia e Kosovës kanë treguar për Demokracia.com se përveç dy viktimave, në këtë aksident janë lënduar edhe tre persona të tjerë, përderisa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

LEXO EDHE: 

VIDEO| Pamje të aksidentit tragjik në Drenas ku humbën jetën dy persona

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë të ditur se në mesin e viktimave të këtij aksidenti është edhe një 7-vjeçar, shkruan Demokracia.com.

LEXO EDHE: 

Dy të vdekur dhe tre të lënduar në aksidentin në Gllobar të Drenasit

Njoftimi i plotë i Nurës, pa ndërhyrje:

I prekur thellësisht në shpirt pas aksidentit të sotëm, ku humbëm dy qyterarë të komunës sonë; një nënë e dy fëmijëve dhe një 7 vjeçar.

Në këto momente të rënda bashkëndjejmë dhimbjen me familjet dhe lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve!

Shpirti i tyre u prehtë në paqen e Zotit!. /Demokracia.com/

Të ngjashme