Lajme
Dy të vdekur dhe tre të lënduar në aksidentin në Gllobar të Drenasit
Demokracia
17:45 | 02 Maj 2022

Share:

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident në fshatin Gllobar të Drenasit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar për Demokracia.com, se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura, ku përveç dy viktimave edhe tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime.

“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Gllobar, të komunës së Drenasit. Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë humbur jetën përderisa tre të tjerë kanë pësuar lëndime”, ka treguar Borovci për Demokracia.com.

Ai ka thënë se trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, përderisa Policia është duke e hetuar këtë rast.

“Trupat e  pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ndërkaq të lënduarit janë dërguar në QKUK – Prishtinë, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka treguar Borovci. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Aksident i rëndë në hyrje të Drenasit, tre të lënduar

Të ngjashme