Lajme
Derisa po hapte kanalin, qytetari në Lipjan gjeti armë e municion
Demokracia
09:18 | 07 Maj 2023
Ilustrim

Share:

Një burrë në Lipjan ka raportuar se derisa ka qenë duke e hapur një kanal, ka vërejtur mjete të dyshuara.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë policore për deminim dhe FSK.

GJETJE E MJETIT SHPËRTHYES/Grackë e vjetër, Lipjan, 06.05.2023 -13:40. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se deri sa ka qenë duke hapur një kanal i ka vërejtur dy mjete të dyshuara. Si dhe disa mjete të tjera. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë policore për deminim dhe FSK-ja të cilët në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy tromblon, një zolë dy kallashnikov, gjashtë granata dore, pesë karikatorë dhe një sasi municion.

Siç ka njoftuar Policia njësitet  kompetente kanë ndërmarr veprimet e nevojshme për deminim dhe evitim të rrezikut./Demokracia.com/

Të ngjashme