Sport
Derbi i besohet Shpëtim Murtezit, delegohen gjyqtarët e javës së 33-të
Demokracia
14:25 | 03 Maj 2022

Share:

Kjo mesjavë sjell ndeshjet e xhiros së 33-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll, derisa vijnë disa përballje tejet joshëse, shkruan Demokracia.com.

Padyshim vëmendja më e madhe do të jetë në Gjilan ku zhvillohet derbi ndërmjet Gjilanit e Dritës. Tashmë të dyja skuadrat kanë humbur luftën në garë për titullin e kampionit, epitet ky që do t’i takojë Ballkant. Drejtësia në këtë ndeshje I është besuar gjyqtarit gjilanas, Shpëtim Murtezi.

Një ndeshje e nxehtë pritet të luhet në Skenderaj ku ndeshen Drenica e Llapi. Skuadra drenicase duhet medoemos të fitojë për ta ruajtur hapin në luftë për mbijetesë, ndryshe rrezikon shumë që të mbetet në barazh.  “Bilbili” kryesor në këtë takim do të jetë gjyqtari Genc Nuza.

Më poshtë gjeni delegimet e plota të gjyqtarëve:

 

 

Të ngjashme