Lajme
Deputeti i VV-së “garanton” për milionat në kontratat njëburimore: Në këto kontrata nuk ka asgjë të dyshimtë, që duhet hetuar
Demokracia
12:21 | 28 Mars 2024

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se opozita në mungesë të kauzave, po mundohet që me Komisione Hetimore të hedhë baltë mbi çdo gjë dhe çdo kë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se në këtë kontrata nuk ka asgjë të dyshimtë, e që duhet të hetohet.

“E them më bindje të plotë se në këto kontrata nuk ka asgjë të dyshimte, e që duhet të hetohet. Opozita në mungesë të kauzave dhe në përballje me humbje të besimit të qytetarët, po mundohet që më Komisione të tilla hetimore të hedhë baltë mbi çdo gjë dhe mbi çdo kë. Po mundohet ta kthejë Kuvendin e Republikës në organ të akuzës dhe baltosje, por ne nuk mund ta lejojmë këtë çoroditje pa dyshim. Kuvendi e ushtron pushtetin legjislative dhe kompetencat e tij janë të qarta”, ka deklaruar ai gjatë seancës së sotme të Kuvendit.

Të ngjashme