Sport
Dënimi i FFK-së për Prishtinën s’iu mjafton “Xhebrailave”, reagojnë ashpër
Demokracia
17:34 | 09 Shtator 2022

Share:

Tifogrupi i Ballkanit, “Xhebrailat”, që u përfshinë në incidentet brenda stadiumit “Fadil Vokrri” në përleshje me “Plisat” e Prishtinës, para derbit të javës së pestë, kanë reaguar edhe pasi Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës dënoi rëndë Prishtinën.

Komisioni Disiplinor i FFK-së e dënoi Prishtinën si organizatore e ndeshjes me dy ndeshje jashtë kryeqytetit si dhe e gjobiti me mijëra euro, raporton Demokracia.com.

Incidenti në “Fadil Vokrri” | Prishtina dënohet rëndë nga FFK-ja, lehtë nuk shpëton as Ballkani

Gjatë përleshjes ndërmjet tifozerive një person ishte therur me thikë, me lajmin që e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Rreth këtij dënimi, “Xhebrailat” kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në faqen zyrtare.

“Në qoftëse therja me thikë e tifozerive dhe futja e thikave në stadiume dënohet me dy ndeshje në terrenë tjetër.  Ku është dënimi këtu?! Çka nëse do të ndodhte në Suharekë, me siguri që do dënoheshim për dy vite”, thuhej ndër tjerash në postimin e tifogrupit suharekas.

Kujtojmë se “Xhebrailat” gjatë atij derbi kishin thyer gjësende brenda stadiumit “Fadil Vokrri”, duke nisur nga ulëset e tribunës deri tek dritaret e banjove./Demokracia.com/

Të ngjashme