Lajme
Dendias: Greqia mbështet Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE-në
Demokracia
14:32 | 23 Maj 2022

Share:

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias deklaroi se vendi i tij mbështet procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Deklaratën, Dedias e dha këtë të hënë në Tiranë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministren Olta Xhaçka.

Dendias shprehu mbështetjen edhe për Maqedoninë e Veriut, teksa shtoi se perspektiva e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

“Do doja të referoja edhe për perkspektivën europiane të Shqipërisë. Greqia mbështet tërësisht nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. është absolutisht e predizpozuar të ofrojë ndihmë teknike. Ne mendojmë se perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor është një rrugë me një kalim”, u shpreh ai.

Ministri grek nënvizoi se thellimi i bashkëpunimit dypalësh, energjitika si dhe lufta në Ukrainë ishin temat e diskutuara me Xhaçkën./Euronews

Të ngjashme