Lajme
“Demokracia pa kufi, demokracia me kufi”, qytetari proteston ndaj gjuhës parlamentare të deputëve
Demokracia
11:34 | 07 Prill 2022

Share:

Një qytetar ka protestuar para derës së Kuvendit të Kosovës, kundër gjuhës parlamentare të përdorur nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Demokracia pa kufi, demokracia me kufi”, ka qenë pankarta me të cilën ka protestuar ky qytetar.

Në një prononcim për Klan Kosova, ai ka thënë që ka dalë për të protestuar “veç me ditë se ku fillon edhe ku mbaron demokracia, sa i përket gjuhës së përdorur nga deputetët, e cila shpeshherë është edhe fyese”.

Ndryshe Kuvendi i Kosovës po mban seancën e radhës, e cila ka filluar në ora 10:00, e ku priten të shqyrtohen shumë pika të rendit të ditës.

Të ngjashme