Arte
Demo e pa publikuar e David Bowie Run Piper Run do të shitet në ankand për deri në 15,000 funta
Demokracia
15:22 | 14 Janar 2021

Share:

Një këngë e pa publikuar më parë nga këngëtari i ndjerë David Bowie ka arritur deri në 15,000 £ në ankand në Wessex Auction Rooms në Chippenham të Premten, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Demoja, Run Piper Run, u regjistrua rreth vitit 1967 kur legjenda e muzikës lansoi ​​albumin e tij debutues, megjithatë nuk arrit listën përfundimtare të këngëve dhe nuk u bë kurrë publike.

Në anën B të albumit paraqitet edhe kënga e rrallë, Lay Your Head Upon My Shoulder, e cila u regjistrua nga kitaristi Ace Kefford. Më vonë u publikua në albumin 2003, Ace (The Lost 1968 Tapes).

Në korrik të vitit 2020, një tjetër demo nga Bowie, i cili ndërroi jetë në vitin 2016, u shit në të njëjtën shtëpi ankandi për 18,000.

David ndërroi jetë më 10 janar 2016 në New York City, duke luftuar kancerin e mëlçisë për 18 muaj.

Ai vdiq dy ditë pas publikimit të albumit të tij të njëzet e pestë në studio, Blackstar, i cili përkoi me ditëlindjen e tij të 69-të.

Të ngjashme