Sport
Del një zviceran që e mbron Granit Xhakën: Kapiteni është një personalitet, ai ka të drejtë ta bëjë këtë
Demokracia
19:23 | 12 Shtator 2023

Share:

Ish kapiteni i Zvicrës dhe legjenda e këtij vendi, Alain Geiger, është nga të pakëtit personalitet të futbollit që i ka dal në krahë Granit Xhakës.

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, pas ndeshjes me Kosovën kishte thënë se skuadra duhet të stërvitet më fortë para ndeshjeve.

Geiger që ka 112 paraqitje me Zvicrën dhe vetëm në këto eliminatore Xhaka dhe Shaqiri e kaluan me prezenca për Helvetët e kishte ka ndjekur ndeshjen kundër Kosovës.

Për Geiger, kapitenin dhe pjesëmarrësin e Kampionatit Botërorit 1994, këto deklarata nuk janë problem dhe i sheh si pozitive.

“Unë e shoh pozitivisht. Është një thirrje zgjimi për të gjithë. Graniti është një personalitet, karriera e tij flet vetë, ai ka të drejtë ta bëjë këtë”, ka thënë Geiger për Blick.

Ai ka thënë se si trajner, ai kurrë nuk e kishte probleme kur një lojtar bënte komente kritike dhe publikisht.

“Kam punuar me Gaël Clichy në Servette. Ai stërviti nën drejtimin e Pep Guardiolës. Ai ishte një lojtar shumë kërkues dhe kërkonte shumë. Por gjithmonë e dëgjoja kur kishte diçka për të thënë”, deklaroi Geiger.

Të ngjashme