Sport
Dardan Berisha konfirmon largimin nga KB Peja
Demokracia
12:35 | 11 Gusht 2022

Share:

Dardan Berisha nuk është më basketbollist i klubit të basketbollit Peja.

Kështu ka bërë të ditur vetë basketbollisti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan Demokracia.com.

Berisha ka falënderuar qytetarët e Pejës, tifozët e klubit dhe bashkëlojtarët.

“Të dashur qytetarë te Pejës, tifozë Shqiponjat dhe dashamirë të basketbollit. Dua të ju informoj se nga ky vit nuk do te jem më pjesë e KB Pejës. Me ketë rast falënderoj nga zemra qytetarët, tifozët, bashkëlojetarët si dhe te gjithë ata të cilët më perkrahen gjatë rrugëtimit tim. Ishin vite të jashtëzakonshmë dhë përherë do mbesin në kujtimet”, ka shkruar Berisha.

Sipas raportimeve në mediat vendore, Dardan Berisha pritet të rikthehet te KB Prishtina./Demokracia.com/

Të ngjashme