Një shpërthim i madh u raportua në një zonë stërvitore ushtarake në Libava, në lindje të Republikës Çeke.
“Kemi të bëjmë me një aksident të rëndë në zonën e stërvitjes ushtarake të Libavës, ku kanë shpërthyer municione të paspecifikuara. Fatkeqësisht, në vendngjarje ka të lënduar”, thanë Forcat e Armatosura Çeke.