Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen me Izraelin.
Ndeshja që luhet më 10 qershor, do të fillojë në ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Përmes njoftimit, FSHF bëri të ditur se biletat mund të blihen online në faqe dhe pranë stadiumit “Sleman Stërmasi”.
“Kuqezinjtë” ndeshjen e parë do ta zhvillojnë në udhëtim te Islanda (6 qershor), kurse pas katër ditëve do të presin Izraelin./Demokracia.com/