Arte
Dakota Johnson do të luajë rolin kryesor në adaptimin e ri të Netflix
Demokracia
20:18 | 20 Prill 2021

Share:

Dakota Johnson ka arritur të marr rolin kryesor në adaptimin e novelës “Persuasion” të autores Jane Austen nga Netflix.

Regjinë e filmit do të Carrie Cracknell, regjisore e famshme teatri, që do të bëj debutimin e parë në film, transmeton Demokracia.com

Skenari është shkruar nga fituesit e Oscar për “Rain Man”, Ron Bass dhe Alice Victoria Winslow.

Sipas Netflix, filmi përcjell “një familje snobe në prag të falimentimit, ku Anne Elliot është një grua me ndjeshmëri modern. Kur Frederick Wenteworth, një djalë të cilin ajo e ka refuzuar më parë, kthehet në jetën e saj, Anne duhet të vendosë se a duhet vënë të kaluarën pas, apo të dëgjojë zemrën kur vie fjala për shansat e dyta”.

Dakota Johnson së fundmi ka aktruar në dramën “Our Friend” të lansuar nga Gravitas, do të luaj në filmin me regji të Maggie Gyllenhaal të adaptimit të Elena Ferranted “The Lost Daughter” dhe “Am I OK?” të Tig Notaro./Demokracia.com/

 

Të ngjashme