ShowBiz
Dafina Dauti bën rrëfimin prekës, sfida me sëmundjen e të bijës dhe lufta për të fituar kujdestarin e tyre
Demokracia
10:42 | 11 Shkurt 2023

Share:

Këngëtarja e njohur, Dafina Dauti është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova dhe bashkë me banorët dhe publikun ka vendosur të ndaj historinë e saj.

Artistja ka bërë rrëfimin tejet prekës dhe emocional në të cilin ka treguar për sfidën për të rritur vajzat e saj si një nënë beqare.

Dafina foli për dy lidhjet e dështuara dhe vajzat e saj të cilat tani janë pranë saj, por që për të ardhur këtu ka kaluar në shumë vështirësi.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

“Kur më lindi vajza Elizabeta mu duk që dielli ndriçonte, por që nuk kam mundur të shijojë fëmijërinë e saj, e kuptova që prej lindjes që e kishte një problem, qellzën e kishte të hapur filluam operacionin e saj të parë por pa sukses, kur Elizabeta i bëri nëntë muaj nëna ime vdiq, dhe unë isha aty pranë saj dhe ishte shumë e rëndë për mua, e kisha Elizabeten me problem dhe nuk dija si të vazhdoja jetën, vajza kaloj dy operacione të pasuksesshme, të tretin prapë pa suksese, edhe pse isha e ndarë nga babai i saj që kur ajo ishte gjashtë muajsh ai kujdesej për gjëra financiare, pas një muaji e kishte operacionin e gjashtë, i cili ishte plotësisht me sukses, pas kësaj ne u kthyem në Kosovë tani është shumë mirë, është 14-vjeçare, e kam edhe shoqe dhe gjithçka në botë”, rrëfeu Dafina.

Tutje, këngëtarja ka folur edhe për vajzën e dytë, e cila fillimisht ishte me babanë e saj, por më pas përmes gjyqit ajo u rikthye me të ëmën.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

“Pas 10 viteve që nuk doja të kisha një lidhje, por ndodhi dhe erdhi në jetë Kylie, atëherë kur u ktheva pas një muaj e gjysmë ndodhi edhe ndarja me babanë e saj, për katër muaj isha në depresion të thellë, filluam gjyqet për të marrë vajzën dhe momenti më i vështirë në jetë për mua ka qenë kur unë nuk kisha asnjë gjë sepse nuk kisha as të holla, as ku të jetoja, më e vështira ka qenë kur kam shkuar si njeri dhe i kam thënë mbaje për një javë ose dy deri unë të gjej një vendbanim, pas kësaj nuk e di se si dikush mundet të thotë në rregull dhe për tre ditë të shkoj në polici dhe të akuzohem për vepër penale, duke thënë se e kam lënë vajzën, ka qenë e tmerrshme kur shkoja në seanca dhe thoja sot do ta marrë vajzën, kur e mora u zgjoja natën ta shikoja sesi po fle, ishte gëzimi im më i madhi që e kam patur ndonjëherë, jam më e lumtur se kurrë tani”, tregoi Dafina e përlotur.

Pas këtij rrëfimi prekës, Dafina u befasua nga të dy vajzat që erdhën ta takonin në shtëpinë e famshme të BBVK.

Të ngjashme