Zvicra ka vendosur që kushdo që vjen nga një zonë e rrezikshme me COVID-19, duhet të karantinohet për dhjetë ditë.
Kjo aktualisht vlen për shumicën e shteteve të Ballkanit por jo për shtetasit e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë edhe më tej mund të udhëtojnë pa problem në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se personat që udhëtojnë nga këto vende në Zvicër nuk kanë nevojë të kenë teste negative dhe nuk do të futen në karantinë.
Nga ana tjetër, Mali i Zi është vendi i vetëm nga Ballkani Perëndimor që është në listën e vendeve të rrezikuara, që do të thotë se shtetasit e Malit të Zi, apo personat që udhëtojnë në Mal të Zi, me të kthyer në Zvicër duhet të futen në karantinë 10-ditore.
Testi nuk i shpëton nga karantinimi. Në vazhdim e keni listën e vendeve dhe rajoneve që në Zvicër konsiderohen si të rrezikuara. Shtetasit e këtyre vendeve apo rajoneve duhet të futen në karantinim të obligueshëm 10 ditor.
Gjermani, landet:
Sachsen
Thüringen
Francë
Rajoni: Provence-Alpes-Côte d’Azur
Itali, rajonet:
Emilia Romagna
Friaul-Julisch Venetien
Venetien
Austri, rajoni:
Salzburg
Vendet:
- Andora
- Brazili
- Estonia
- Irlanda
- Izraeli
- Letonia
- Libani
- Litaunia
- Malta
- Monako
- Mali i Zi
- Holanda
- Panamaja
- Portugalia
- San Marino
- Suedia
- Sllovakia
- Slovenia
- Spanja
- Çekia
- Afrika e Jugut
- Britania e Madhe
- SHBA
- Qipro