Sport
Conte: Kjo është sfida ime te Tottenham, duhet ta pranoj atë ose të largohem
Demokracia
10:59 | 04 Janar 2023

Share:

Në prag të ndeshjes që Tottenham do të luajë sot në mbrëmje ndaj Crystal Palace, trajneri italian Antonio Conte ka folur për mediat. Ai ka sqaruar edhe një herë objektivat e skuadrës që sipas tij nuk janë shumë të larta.

“Sfida ime me Tottenham është ajo që të ndihmoj klubi për të ndërtuar themele të forta prë të ardhmen dhe jo për të fituar Premier league apo Champions League. Nëse dua të qëndroj gjatë këtu, duhet ta prnaoj këtë sfidë, në të kundërt do të largohem”, tha Conte.

Një deklaratë që duket si një këmbanë alarmi për klubin londinez, pasi kontrata e Conte me Tottenham skadon në fund të këtij sezoni me opsionin për ta rinovuar atë me një vit. Conte erdhi te skuadra londineze në nëntor 2021 dhe vjet arriti të kapë vendin e katërt dhe të shkojnë në Champions League, ku janë ende në garë.

Ndërsa në Premier League, ekipi nuk po shkëlqen shumë, duke u renditur në vendin e pestë, 14 pikë pas Arsenal. /Demokracia.com

Të ngjashme