Lajme
Çitaku: Refuzimi i projektit të gazsjellësit ka qenë gabim strategjik i Qeverisë Kurti
Demokracia
18:16 | 03 Maj 2022

Share:

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitakut, ka reaguar rreth refuzimit të projektit të gazsjellësit nga ana e Qeverisë Kurti.

Qeveria e Albin Kurtit ka refuzuar që të jetë pjesë e gazsjellësit dhe për këtë ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku duke thënë se ky është gabimi strategjik i Kosovës, shkruan Demokracia.com.

LEXO EDHE: 

Kosova mbetet e izoluar nga projekti amerikano-evropian i gazit të lëngshëm, Serbia dhe Maqedonia janë aty

Sipas saj, gazsjellësi i mbështetur nga SHBA-të do ta fuqizonte Kosovën.

LEXO EDHE: 

Nis ndërtimi i terminalit| Si përfundoi Kosova e vetmja në rajon pa qasje në gazin amerikan pasi u refuzua nga Kurti?

Reagimi i plotë i Çitakut, pa ndërhyrje:

Refuzimi i projektit të gazsjellësit ka

qenë gabim strategik i Qeverisë së Kosovës. Gazsjellësi i mbështetur nga SHBA-të do të fuqizonte dhe diversifikonte resurset energjetike të Republikës së Kosovës.

Për më tepër, në nivelin strategjik dhe gjeopolitik, ky gazsjellës është një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë e dominancës së gazit rus në Evropë. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

Nis ndërtimi i terminalit për gazin amerikan, mungon Kosova| Haradinaj: Albin ku je ti, ku është Kosova

Të ngjashme