Lajme
Nis ndërtimi i terminalit për gazin amerikan, mungon Kosova| Haradinaj: Albin ku je ti, ku është Kosova
Demokracia
17:32 | 03 Maj 2022

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se pse nuk është duke marrë pjesë në një ngjarje në Uashington ku sipas tij po diskutohet për largimin e gazit rus.

Ai e ka pyetur Kurtin se ose Kosova nuk është duke marrë pjesë në këtë ngjarje.

Haradinaj kërkoi përgjegjësi dhe llogari nga kryeministri, për siç ka thënë ai refuzimin e rreshtimit të Kosovës me ShBA-të.

“Në këtë kohë kur në Washington DC po mbahet ngjarja më e madhe e largimit nga gazi rus me shtetet lidere në diversifikim të energjisë, Kosova nuk është aty.  Albin ku je ti? Ku është Kosova?  Duhet të japësh përgjegjësi dhe llogari se pse ke refuzuar rreshtimin e Kosovës me ShBA”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Në ndërkohë, sot është në qytetin e Alexandropoli në veri të Greqisë ka filluar sot ndërtimi i terminalit të gazit të lëngshëm natyror. Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë ky terminal i LNG-së pritet të jetë një “portë e re energjetike” që do ta ndihmojë Evropën dhe Ballkanin që të reduktojnë vrasinë nga gazi rus, shkruan Ekathimerini.

Në këtë ngjarje të pranishëm kanë qenë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov dhe Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski.

Nis ndërtimi i terminalit| Si përfundoi Kosova e vetmja në rajon pa qasje në gazin amerikan pasi u refuzua nga Kurti?

 

Të ngjashme