Lajme
Çitaku i reagon LVV-së që sulmoi opozitën: Propagandë pa kripë, qasje e mjerë
Demokracia
22:33 | 28 Gusht 2023

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, thotë se Lëvizja Vetëvendosje po e avazin e saj të propagandës, pasi publikoi të hënën një tjetër video në Facebook, ku thotë se shteti është duke u zhvilluar me Qeverinë Kurti.

Sikurse në videot e mëparshme, LVV-ja edhe kësaj radhe hodhi akuza e kritika ndaj partive opozitare.

LVV-ja shprehet se atyre i “janë ndalur fondet publike“, duke pretenduar se ”sistemin e drejtësisë e kanë nën kontroll“. Prandaj, LVV-ja deklaroi se zgjidhja është Vettingu në Sistemin e Drejtësisë.

Megjithatë, Çitaku tregon se Qeveria Kurti i ka shpallur luftë të kaluarës dhe të ardhmes njëkohësisht.

“Pas 3 vitesh qeverisje, në vend se të prezentojë projektet tashmë të realizuara, LVV vazhdon avazin e vjetër të propagandës pa kripë. LVV dhe qeveria Kurti i kanë shpallur luftë të kaluarës dhe të ardhmes njëkohësisht”, tha ajo të hënën për Paparacin.

“Cili është vizioni i VV përtej propagandës. A jeton më mirë sot se para dy vitesh mësuesi, polici, infermieri, profesori, bujku? Qasje e mjerë”, shtoi ajo

Të ngjashme