Arte
‘Chopin Piano Fest Prishtina’ nis rrugëtimin e tij një mujor
Demokracia
10:53 | 01 Qershor 2021

Share:

Mbrëmjen e së hënës festivali i pianos “Chopin Piano Fest Prishtina” nisi rrugëtimin e tij një mujor.

Pas më shumë se një viti ky festival riktheu në skenë artistët, duke shënuar edicionin e 11-të të këtij festivali, shkruan Demokracia.com.

Natën e parë e hapi pianistja turke Tulu Aydinoglu, ndërsa deri më 30 qershor Chopin do të sjellë 15 netë muzikore me emra të njohur të pianistëve nga shumë vende të botës.

Pjesë e festivalit do të jenë pianistë e muzikantë nga Turqia, Austria,Kosova dhe Shqipëria. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme