Auto&Tech
Çfarë është opsioni SOS i iPhone dhe kur duhet përdorur
Demokracia
15:47 | 14 Mars 2021

Share:

Zhdukja dhe vrasja e Sarah Everard u bë virale nëpër të gjitha mediat sociale së fundmi, duke na shtyrë të mendojmë për mungesën e theksuar të sigurisë me të cilën përballen gratë gjatë përditshmërisë së tyre.

Të shumta janë aplikacionet që mund të ofrojnë siguri kur jemi në rrezik, mirëpo së fundmi, njerëzit janë duke përfolur një trik të thjeshtë që ofron iPhone, që është sistemi i emergjencës në rast rreziku, i  cili do të njoftojë të gjithë shërbimet e emergjencës në rast rreziku, por edhe kontaktet tuaja të aktivizuara në rast emergjence.

Një mesazh i ngjajshëm u bë public nga blogerja italiane Chiara Ferragni, e cila udhëzonte gratë e reja të përdorin këtë opsion në telefonin e tyre.

Si funksionon opsioni SOS?

ta që disponojnë një iPhone 8 ose të tjerë pas tij, mjafton të mbajnë shtypur për pak kohë butonin e volumit dhe butonin e anës tjetër në të njëjtën kohë. Do të shihni që në ekran do të shfaqet “Emergency SOS”. Nëse e klikoni do t’ju shfaqet opsioni për të telefonuar një nga shërbimet e emergjencës ose nëse vijoni t’i mbani butonat e shtyur në mënyrë automatike njoftimi do t’ju shkojë këtyre shërbimeve, përcjell Revista Anabel transmeton Demokracia.com

Tek iPhone 7 dhe ata para tij, duhet të shtypni butonin që gjendet në krye të telefonit 5 herë.

Sapo telefonata juaj përfundon, vetë opsioni në mënyrë automatike do të komunikojë me kontaktet tuaja të emergjencës dhe do t’i dërgojë me mesazh vendodhjen tuaj. Nëse s’e keni aktivizuar vendodhjen, do të aktivizohet në mënyrë automatike dhe kontaktet do të njoftohen për çdo lloj ndryshimi. 10 minuta më vonë edhe ju do të njoftohen për çdo ndryshim të bërë./Demokracia.com

Të ngjashme
Auto&Tech • 07 Maj 2024