Lajme
“Çdo kusht apo vonesë është e papranueshme” | Kushtëzimet e kota të Osmanit e Kurtit për rikthimin në dialog me Serbinë pas “24 shtatorit”
Demokracia
13:32 | 23 Tetor 2023

Share:

Po rezultojnë të kota përpjekjet e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, për të kushtëzuar rikthimin në dialog me sanksionimin e Serbisë për përgjegjësinë e saj, në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Në diskutimet tona kemi përcjellë pritjen që Kosova dhe Serbia të përmbushin plotësisht obligimet e tyre në dialog. Çdo kusht apo vonesë është e papranueshme”, shkruajti të dielën e 22 tetorit, emisari evropian, Miroslav Lajçak, pas vizitës në fundjavë në të dy vendet, shkruan Demokracia.com.

Lajçak: Kosova dhe Serbia të përmbushin plotësisht obligimet e tyre në dialog, rasti në Banjskë s’ndryshon asgjë

Kjo njëkohësisht është përgjigjja e ndërmjetësuesit evropian pasi pala kosovare, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, kanë shprehur publikisht nevojën që Serbia të sanksionohet për 24 shtatorin dhe pastaj të vazhdohet dialogu me të.

Por, çuditërisht, këto kushtëzime nuk dihet nëse janë bërë edhe në takimin e zhvilluar ekskluzivisht për dialogun Kosovë – Serbi.

Në njoftimin zyrtar të Qeverisë së Kosovës për takimin e 21 tetorit me 5 emisarët, Kurti nuk ka paraqitur asnjë kushtëzim për rikthimin në dialogun me Serbinë, të cilën Republika e Kosovës e ka bërë përgjegjëse të drejtpërdrejtë për ngjarjet në fund të shtatorit.

Njoftimi zyrtar: https://kryeministri.rks-gov.net/blog/kryeministri-kurti-priti-ne-takim-emisaret-lajcak-e-escobar-dhe-keshilltaret-e-lidereve-shteterore-te-gjermanise-frances-e-italise/

Më 13 tetor, Kurti u kishte prezantuar dy sentarorëve amerikanë formulën kushëzuse “që dialogu të ketë edhe një shans për sukses”.

Kurti ua prezanton senatorëve amerikanë formulën kushtëzuese “që dialogu të ketë edhe një shans për sukses”

Kushtëzimi për rikthimin në dialog, sipas formulës “së pari sanksione, pasta dialogu”, është përmendur fillimisht nga presidentja Osmani më 5 tetor 2023.

Dialogu merr kthesë tjetër | Osmani: Fillimisht sanksione ndaj Serbisë, pastaj dialogojmë

“Së pari sanksione, pastaj dialogu” | Kosova kushtëzon BE-në për dialogun, jo Serbinë

Drejtuesit shtetërorë të Kosovës janë mjaftuar vetëm me retorikën fajësuese ndaj Serbisë për përgjegjësinë e saj në organizimin e grupit terrorist, si dhe duke i kërkuar SHBA-së dhe BE-së sanksione, por Republika e Kosovës që drejtohet prej tyre nuk ka ndërmarrë asnjë sanksion ndaj Serbisë, qoftë edhe ekonomik. /Demokracia.com/

VIDEO: “E bllokon kufirin me Serbinë dhe i thua…” | Kurti nuk i bllokon mallrat serbe pas sulmit terrorist, por i kërkon SHBA-së dhe BE-së ta sanksionojnë Serbinë

Të ngjashme