Lajme
Dialogu merr kthesë tjetër | Osmani: Fillimisht sanksione ndaj Serbisë, pastaj dialogojmë
Demokracia
14:03 | 05 Tetor 2023

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur para mediave në Samitin që po mbahet në Granada.

Osmani e ka mohuar se mund të ketë një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas saj, pa u vendosur sanksione, nuk do të ketë dialog.

“Nuk ka arsye për t’u takuar para sanksioneve për Vuçiqin. Së pari sanksione, pastaj takim”, ka thënë Osmani.

“Nuk ka arsye për takim, së pari sanksione pastaj dialogu”, ka insistuar Osmani.

Sipsa Osmanit, sanksionet kundër Serbisë, do të jenë garanci për sigurinë në Kosovë, rajon dhe krejt Evropën.

“Sanksionet kundër Serbisë, garancionet e sigurisë për Kosovën, sapo t’i kemi këto në vend, Serbia ta kuptojë që përdorimi i dhunës nuk është zgjidhje. Dialogu dhe paqja janë të rëndësishme”, tha presidentja e Kosovës.

Osmani e krahasoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me liderin e Rusisë, Vladimir Putin.

“Nga Libri i Millosheviqit dhe nga libri i Putinit ata thonë se e duan paqen, por në të vërtetë duart e tyre janë të përfshira në këtë proces. Ajo që ndodhi më 24 shtator është kryer me urdhrin e Serbisë. Shpresojmë që ky sulm nuk do të ndikojë në paqen dhe stabilitetin. Spanja të marrë masa ndaj këtij sulmi”, tha Osmani.

Ajo para gazetarëve tha se kërcënimet nuk janë kundër Kosovës, por ndaj gjithë rajonit. Ajo kërkoi që të mos ketë vetëm deklarata, por edhe masa konkrete.

“Për kërcënimet që nuk janë kundër Kosovës por ndaj gjithë rajonit, dhe ky është kërcënim për krejt Evropën. Shpresoj se do ta kemi mbështetjen e të gjithëve. Deklaratat nuk mjaftojnë, duhet të merren masa, duhet të jemi unanim në mbështeje të Kosovës ndaj kërcënimeve të Serbisë”, theksoi Osmani.

“Ka disa vende që mbështesin këto masa, dhe besoj do të punojmë jo për faktin që Kosova po kërkon këtë, por për shkak të paqes dhe stabilitetit në Evropë. Kryerja e akteve terroriste, ata që po fshihen në Serbi, kjo ka ndodhur më 24 shtator në Kosovë, dhe kjo është porosi se një hap i tillë është kryer nga Serbia”, deklaroi presidentja e Kosovës.

“Masat që Kosova ka ndërmarrë kanë qenë në përputhje, sepse ajo marrëveshje kemi vuajtur ta tejkalojmë. Nuk do të kishte nevojë për asnjë ndihmë. Ne respektojmë Kushtetutën e Kosovës. Por nuk mund të flasim me dy anë. Këto është dashur të largohen shumë më herët, dhe duhet të ketë sanksione kundër Serbisë. Ata kanë apetit për të grabitur edhe territore të tjera, duhet të mësojmë nga e kaluara për të shkuar përpara në të ardhmen”, përfundoi presidentja Vjosa Osmani.

Kurse, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të arritur në Samitin e Evropian të Komunitetit Politik në Granada të Spanjës, ka paralajmëruar disa takime bileteare.

Ai para reporterëve serbë kanë thënë se do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, takime për të cilat është shprehur se pret që të jenë të vështira, raporton Euroneës Serbia.

Në samitin që ka nisur së mbajturi në Spanjë pritet që të flitet edhe për situatën e fundit në Kosovë, pas agresionit serb.

Të ngjashme