Lajme
‘Çartet’ Selakoviq, televizioni serb ia shfaq hartën e Kosovës si shtet sovran
Demokracia
18:03 | 08 Maj 2022

Share:

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq, e qortoi televizionin serb RTS, për shkak se në video-mur ishte shfaqur një ilustrim, në të cilin dukeshin shtetet evropiane, e aty ndodhej edhe Kosova e ndarë nga Serbia.

Kjo ishte arsyeja pse Selakoviq u nervozua dhe i reagoi gazetares Ivana Çkonjeviq e cila po e intervistonte ministrin serb.

Më pas televizioni serb u ka kërkuar falje shikuesve dhe ilustrimi është hequr nga ekrani.

LEXO EDHE: 

Selakoviq: Kosova ka përkrahjen e shumicës së shteteve në Këshillin e Evropës

Të ngjashme