Lajme
Burri në Gjilan e rrahu gruan shtatzënë, më pas i kërkoi të shkojë të familja e saj
Demokracia
09:25 | 18 Maj 2023

Share:

Një person në Gjilan dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas i ka kërkuar të shkojë të familja e saj.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“DHUNË NË FAMILJE- Gjilan 17.05.2023 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare, pasta i dyshuari ka kërkuar që viktima të shkojë te familja e vajzërisë. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor pasi që e njëjta edhe është shtatzënë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme